Aktuale

Çfarë ndodhi? Policia e Shtetit anulon garën për …

Policia e Shtetit ka anuluar garën për emërimin e drejtorëve të tre departamenteve kryesore të institucionit.

Vendimi është bërë publik përmes një njoftimi të datës 28 korrik 2026.

Sipas Policisë, anulimi vjen pas ndryshimeve në ligjin nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” dhe në kuadër të ristrukturimit të institucionit.

Bëhet fjalë për procedurën e konkurrimit të shpallur më 2 korrik 2026 për pozicionet e drejtorëve të Departamentit të Policisë Kriminale, Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, si dhe Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

NEWS  Rrëmbeu Maduron në Venezuelë, çfarë është njësia sekrete ‘Delta Force’, më elitarja e ushtrisë amerikaneNë njoftim thuhet se ndryshimet në ligj sjellin riorganizimin e strukturës së Policisë së Shtetit.

Për këtë arsye, gara është pezulluar për të garantuar një proces të drejtë, transparent dhe me mundësi të barabarta për të gjithë kandidatët.

Policia sqaron se procedura do të mbetet e anuluar deri në zbatimin e plotë të ndryshimeve ligjore.

NEWS  Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sotKjo do të thotë se gara pritet të rihapet pasi të përfundojë ristrukturimi i institucionit. Ky vendim vjen vetëm pak javë pasi ishte hapur thirrja për aplikime.

Të Ngjashme