Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimin e Saimir Çelës, të dënuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, duke vendosur të mos e kalojë çështjen për shqyrtim në seancë plenare.
Në ankimin e tij, Çela kishte kundërshtuar ndër të tjera një përgjim ambiental të regjistruar në ambientet e paraburgimit ditën e arrestimit të tij.
“Çfarë tersi, e dija”, ishte fjalia e regjistruar gjatë një bisede të Çelës me të arrestuarin tjetër, Renaldo Sulaj.
Sipas arsyetimit të Gjykatës Kushtetuese, kjo bisedë tregonte se dy të arrestuarit kishin dijeni për shkakun e ndalimit të tyre.
NEWS “Çdo natë në shesh”- Berisha zbulon skenarët e opozitës në 2026: Rruga është qëndresa! Në janar nisim betejën tonëPor përgjimi nuk ishte elementi i vetëm i marrë në konsideratë në proces. Në vendim përmenden edhe 508 telefonata të kryera nga Çela me dy persona të tjerë të përfshirë në grabitjen e vitit 2019.
Një tjetër element ishte dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë Alkond Bengasi. Ai ka treguar për hetuesit mënyrën se si, sipas tij, ishte organizuar plani për grabitjen.
NEWS Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit! Ja EMRAT e shefave të komisariateve në disa qarqe të venditBengasi ka rrëfyer për takimet e zhvilluara mes pjesëtarëve të grupit, studimin e lëvizjes së dërgesave monetare dhe përshtatjen e automjeteve të përdorura në grabitje, ku ishte vendosur mbishkrimi “Hetimi Tatimor”.
Në dëshminë e tij përfshihen gjithashtu sigurimi i mjeteve për hapjen e dyerve të emergjencës së aeroportit dhe armët e përdorura nga grupi që, sipas hetimeve, drejtohej nga Admir Murati. Ky i fundit mbeti i vrarë gjatë përplasjes me policinë pas grabitjes.
Për grabitjen e miliona eurove në Rinas, të pandehurit e gjykuar së bashku janë dënuar në total me 122 vite burgim. Përveç Saimir Çelës, Gjykatës Kushtetuese i janë drejtuar edhe vëllezërit Klement dhe Eldi Çala.
NEWS “Berisha ‘fundoset’ në janar”, avokati plas “bombën”: Ja njeriu i Soros ku marrin leje deputetët e PDNë një proces të veçuar, Talo Çela është dënuar me 18 vite burgim.
Ndërkohë, autoritetet kanë ngritur dyshime se grabitja e Rinasit mund të ketë prodhuar konflikte të tjera kriminale, përfshirë ngjarje me viktima, çështje që mbeten objekt i hetimeve.
