![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2024/02/cila-eshte-kthesa-negative-qe-mori-kosova-ne-vitin-2010-sipas-jusuf-buxhovit_65ca8022e67c6.png?resize=850%2C483&ssl=1)
Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se klasa politike në vend ka bërë gabim në vitin 2010 që nuk e ka formuar Asociacionin.
Buxhovi në emisionin “Politiko”, ka thënë se Asociacioni në atë kohë do të bëhej pa kompetenca ekzekutive.
“Nëse klasa politike e Kosovë në vitin 2010 dot ë sillej në përputhje me qëndrimet e GJND-së, do të thotë do të zbatonte çështjen e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, sepse ishte obligim kushtetues Asociacioni, do të thotë Asociacioni pa kompetenca ekzekutive. Ajo nuk u bë…”, ka thënë Buxhoovi.
Buxhovi ka thënë pikënisja e problemeve të Kosovës është në momentin kur në vitin 2013 është lejuar që Lista Serbe të kthehet në faktor politik në Kosovës.
“Prej aty fillon edhe implikimi i Serbisë në Kosovë dhe zhvillimet janë të qarta”, është shprehur Buxhovi.