Ashtu si një ditë më parë edhe sot para Kryeministrisë ka patur tensione mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Të dy palët janë përplasur në Bulevard pasi protestuesit kanë tentuar të ‘stacionohen’ para zyrës së kryeministrit Rama, ndërsa efektivët nuk i kanë lejuar dhe i kanë spostuar në trotuarin te Kryesia e Kuvendit.
Gjatë tensioneve policia ka tentuar të shoqërojë një person, ndërsa qytetarë kanë ndërhyrë për t’i mos lejuar efektivët ta marrin qytetarin.
