Lajme

Policia e Kosovës dhe FBI-ja diskutojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka zhvilluar një takim zyrtar me atasheun për zbatimin e ligjit të FBI-së, Brendan Collins.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, takimi u mbajt më 17 nëntor në Prishtinë, ku u diskutua për situatën e sigurisë në vend, angazhimin e policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit u informuan edhe për zbatimin e projekteve të përbashkëta që ndërlidhen me fushën e sigurisë.

Me këtë rast, Hoti theksoi se bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe FBI-së ka qenë gjithmonë i shkëlqyer dhe ka sjellë rezultate të prekshme në fushën e sigurisë.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me temat konkrete të diskutuara gjatë takimit.

Të Ngjashme