Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çitaku e ashpër me Kurtin: Pak transparencë për draftin e Asociacionit, mos u fsheh

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të jetë më transparent me draftin për Asociacionin.

Ajo ka bërë me dije se kryeministri nuk duhet të fshihet për negociatat e fundit.

Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se Kurti nuk duhet të fshehët më.

“Po shpresoj që me këtë javë merr fund edhe vallja e rrezikshme e popullizmit, të ciliës paturpësisht i ka prirë Albin Kurti, duke përbaltur e lënduar secilin që ka menduar ndryshe nga Albini opozitar. Për vitet e humbura dhe mundësitë e pashfrytëzuara nga helmi i vjellur nga populizmi dhe oportunizmi i Kurtit do flasim prapë. Tani Albin, pak transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit. Mos u fsheh”, ka shkruar Çitaku.