Lajme

Kush duhet të japë llogari për Hagën? Reagon ish-ushtaraku Hafir Hoxha

Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, duke ngritur pikëpyetje për përgjegjësinë e institucioneve dhe politikanëve që votuan themelimin e Gjykatës Speciale.

Në një postim, Hoxha ka pyetur se kush e solli Kosovën në këtë situatë, duke përmendur vendimmarrjen politike, presionin ndërkombëtar, propagandën serbe dhe gabimet e mundshme të vetë disa njerëzve të luftës.

Ai ka kërkuar që të gjithë ata që kanë përgjegjësi të japin llogari para qytetarëve dhe historisë, duke theksuar se Kosova ka nevojë për drejtësi, të vërtetën dhe dinjitet për luftën çlirimtare.

Postimi i plotë:

KUSH NA SOLLI DERI KËTU?

Nuk mund ta kuptoj si arritëm deri në këtë ditë që krerët e UÇK-së të gjykohen në Hagë, ndërsa gjykata u krijua me votat e institucioneve të vetë Kosovës!

Kush mban përgjegjësi për këtë gjendje? Politikanët që e votuan gjykatën? Presioni ndërkombëtar? Serbia dhe propaganda e saj? Bashkëpunëtorët e Serbis te mundshëm brenda dhe kunder Kosovës? Apo edhe gabimet e vetë disa njerëzve të luftës që nuk po i shohim e qe as nuk akuzohen por merren me politike !?

Kushdo që ka përgjegjësi, duhet të japë llogari para historisë dhe qytetarëve.

Ne po kërkojmë drejtësi, të vërtetën dhe dinjitet për luftën çlirimtare.

Më dhemb fati i krerëve të UÇK-së, dhimbja e familjeve të tyre dhe heshtja për përgjegjësit që na sollën në këtë situatë.

A do ta mësojmë ndonjëherë të vërtetën? Kush do të japë llogari për këtë plagë të Kosovës?

Të Ngjashme