Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çitaku: Kurti Vuçiqin e takon pa kushte e Ramën e kushtëzon për takim

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Vlora Çitaku, ka thënë se është marrëzi e turp që kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka refuzuar të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ajo i ka këkruar Kurtit që t’i lërë siç ka thënë “inatet, mllefet e hatërmbetjet personale”.

“Si është e mundur që Kryeministri Kurti refuzon takimin me Kryeministrin e Shqipërisë?!! Si është e mundur?! Kjo është marrëzi. Turp. Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte. Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Kryeministri Kurti, ka thënë se nuk do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, në një takim që është jashtë mbledhjes se Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.