Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, iu përgjigj akuzave të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se partia e saj respekton Kushtetutën.
Ajo tha se Kurti “nuk e njeh bashkëpunimin, as kompromisin”.
“Ti kërkon nënshtrim. Dhe PDK nuk nënshtrohet”, shkroi ajo në Facebook.
Çitaku tha se PDK pa kushte ka votuar për marrëveshje ndërkombëtare e zgjatje buxhetore, pasi Kurti akuzoi opozitën për veprime joshtetërore dhe se po synojnë ta bllokojnë qeverisjen e tij.
“Si shkelës serik i Kushtetutës, nuk e ke problem ta përmbysësh edhe rendin kushtetues. Por, këtë nuk do ta lejojmë”, shkroi Çitaku. / REL
