Policia e Kosovës ka shkuar në fshatin Vërbovc të Gjilanit, ku supozohet të operojë edhe komuna paralele e Kllokotit, në krye të së cilës është vendosur Bozhidar Dejanoviq.
Sipas versionit të Policisë së Kosovës, stacioni regjional në Gjilan janë telefonuar dy herë nga ankues për krijimin e një konflikti verbal tek objekti i komunës paralele.
Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, ka thënë se nuk kanë hapur rast policor për këtë, ndonëse pohoi se zyrtarët policorë ishin atje.
“E kanë pasë një problem qe 2-3 ditë mes vete. Policia ka dalë, Prokurori ka urdhëru me njëfar shënimi zyrtar kur s’ka elemente të rastit. Sot apët ashtu njëjtë, por nuk e kemi gjete atë ankuesin aty, s’është e vërtetë fare. Ata i kanë do probleme mes vete, tash ta shohim. Rast policor nuk ka”, ka thënë Hashani.
Burime në kushte anonimiteti i kanë insajderit thënë se “zyrtarët policorë po e ruanin objektin komunal paralel”.
Megjithatë, mediumi s’ka arritur ta konfirmojë për një pretendim gjë të tillë. Këtë e ka mohuar edhe zëdhënësi Hashani.
Mediat serbe kanë raportuar kinse janë arrestuar zyrtarë të këtij institucioni paralel.Bozhidar Dejanoviq u pati arrestuar për “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”.