Aktuale

“Çmendet” fermeri, shkatërron me traktor 200 metra asfalt të saposhtruar: Jam pronari i rrugës!

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Gliwice të Polonisë, ku një fermer 60-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se shkatërroi me traktor rreth 200 metra asfalt të saposhtruar.

Sipas Policisë, 60-vjeçari shkoi me traktorin e tij në rrugën “Rybacka”, në Ostropa, dhe kaloi plugun mbi asfaltin e ri.

Autoritetet lokale e kanë përllogaritur dëmin në rreth 400 mijë zloty, ose afro 93 mijë euro.

NEWS  Horoskopi ditor, shenjat më me fatFermeri pretendoi se ishte pronar i rrugës dhe se punimet që po kryheshin aty ishin të paligjshme. Pas incidentit, ai u arrestua nga Policia.

Prokuroria e akuzon për shkatërrim të pronës me vlerë të konsiderueshme dhe ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për tre muaj.

Nëse shpallet fajtor, 60-vjeçari rrezikon një dënim nga një deri në dhjetë vite burg.

NEWS  ALARMI! Hantavirusi mbërrin dhe në këtë shtet, një stjuardesë u infektua

Të Ngjashme