Deputeti socialist Erion Braçe deklaroi dje se është e nevojshme rikthimi i Bordit të Transparencës, pas rritjes së fundit të çmimit të naftës në vend, e cila ka arritur në 214 lekë për litër. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ai theksoi se kjo rritje është e qëllimshme dhe paralajmëroi se mund të ndikojë negativisht në sezonin turistik, duke i kthyer destinacionet turistike në vende qëndrimi dhe jo në destinacione për t’u vizituar.
NEWS Vdekje tragjike në vend, burri bie në pus“Nafta u rrit në 214-216 lekë për litër; tashmë është bërë një situatë e zakonshme. Ndërkohë, nafta cilësore, ajo që nuk dëmton makinën, fillon nga 218 lekë dhe arrin deri në 230 lekë për litër. Tregtarët vendosën ta rrisin çmimin në prag të fundjavës, pikërisht në kohën kur regjistrohet fluksi më i madh i pushuesve të korrikut që kthehen dhe ai edhe më i lartë i pushuesve të gushtit që nisen drejt destinacioneve turistike. E qëllimshme? Ja bën muuuuuuuu! E njëjta situatë po ndodh edhe në Itali nga mjeshtri i kartelit të naftës, që vazhdon ta kopjojë këtë praktikë.
NEWS FOTO/ I dogjën gjatë natës “Range Rover-in” në Pogradec, kush është Erion Maxhari me precedent penalRreth një javë më parë kërkova rikthimin në funksion të bordit dhe paralajmërova pikërisht atë që po ndodh sot. E dija se ata që nuk arritën të fitonin me lopatë gjatë kohës kur funksiononte bordi, do të përpiqeshin të fitonin me kovën e skrapit tani, në kulmin e sezonit turistik. Bordi duhet të rikthehet, në mënyrë që këta të mos i japin një goditje të rëndë sezonit turistik në pikun e tij, duke rritur çmimet dhe duke kufizuar thuajse lëvizjen drejt destinacioneve turistike të vendit”, shkruan Braçe.
NEWS Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj
