Detaje të reja janë zbardhur lidhur me kërkesën e kryeministrit Edi Rama për dorëheqjen e drejtuesve të agjencive shtetërore në varësi të ministrive, si në Tiranë, ashtu edhe në rrethe. Siç u raportua mbrëmjen e djeshme, ministrat u njoftuan të enjten pasdite që të kërkojnë dorëheqjen e drejtorëve të këtyre institucioneve. Megjithatë, largimi i tyre në këtë fazës është procedurial dhe nuk nënkupton ikjen e menjëhershem nga detyra. Drejtuesit do të vijojnë punën, ndërsa procesi do të zhvillohet në dy faza.
Fillimisht ministritë duhet të administrojnë dorëheqjet përmes një shkrese zyrtare. Në fazën e dytë do të analizohet performanca e secilit drejtues për të vlerësu punën e berë dhe vijimin e qëndrimit në detyrë. Deri tani, qeveria nuk ka dhënë asnjë koment zyrtar për këtë proces.
Por, siç raporton Top Channel, nisma lidhet me synimin e Ramës për të vendosur meritokracinë në administratën publike. Procesi shihet gjithashtu si një hap që i hap rrugë rolit të ministres së Administratës Publike, Adea Pirdeni, e cila u votua në Kuvend dhe u betua në Presidencë.
Në këtë proces përfshihen më shumë se 130 drejtues të institucioneve dhe agjencive në nivel qëndror e vendor. Lista përfshin struktura në varësi të ministrive të Energjisë dhe Infrastrukturës, Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ekonomisë dhe Inovacionit, Brendshme, Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Jashtme, Financave, Mbrojtjes, Drejtësisë dhe Mjedisit, si dhe institucione në varësi të Kryeministrisë.
LISTA E INSTITUCIONEVE DHE AGJENCIVE QË DO T’I NËNSHTROHEN VLERËSIMIT
MINISTRIA E ENERGJISË DHE INFRASTRUKTURËS – 21
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
Shërbimi Gjeologjik Shqiptar
Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial
Agjencia Kombëtare Bërthamore
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit
Agjencia për Eficencën e Energjisë
Qendra e Grumbullimit dhe Trajtimit të Kimikateve të Rrezikshme
Autoriteti Rrugor Shqiptar
Autoriteti Kombëtar i Investigimit për Sigurinë e Operimit në Aviacionin Civil
Drejtoria e Përgjithshme Detare
Instituti i Transportit
Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve
Autoriteti i Sigurisë Hekurudhore
Autoriteti i Aviacionit Civil
Autoriteti Rregullator Hekurudhor
Autoriteti Kombëtar i Investigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve Hekurudhore dhe Detare
Qendra Rajonale e Inovacionit e Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para (EIT Raë Materials Regional Innovation Center)
Albcontrol
MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL – 10
Agjencitë Rajonale
Drejtoritë e Ujitjes dhe Kullimit
Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB)
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR)
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV)
Drejtoria e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës
Agjencia Kombëtare e Duhan-Cigareve
Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve
MINISTRIA E EKONOMISË DHE INOVACIONIT – 14
Institucionet në varësi të Ekonomisë:
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA)
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT)
Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH)
Qendra Kombëtare e Biznesit
Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit
Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Enti Kombëtar i Banesave
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve
Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë
Institucionet në varësi të Inovacionit:
Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës
Startup Albania
MINISTRIA E BRENDSHME – 14
Garda e Republikës
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK)
Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV)
IdentiTek sh.a.
Illyrian Guard
Shërbimi Zjarrfikës
Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm
Qendra e Pritjes për Azil
Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë
Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Punëve të Brendshme
Prefektët e 12 qarqeve
Strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2026
MINISTRIA E TURIZMIT, KULTURËS DHE SPORTIT – 31
Turizmi:
Agjencia Kombëtare e Turizmit
Agjencia Kombëtare e Bregdetit
Kultura:
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor
Teatri Kombëtar
Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Galeria Kombëtare e Arteve
Cirku Kombëtar
Muzeu Historik Kombëtar
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Korçë
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”
Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, Vlorë
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore
Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore
Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit
Qendra Muzeore Durrës
Qendra Muzeore Krujë
Qendra Muzeore Berat
Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Tiranë
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit
Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis
Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut të Butrintit
Sporti:
Agjencia e Shërbimit të Sporteve
MINISTRIA E JASHTME – 3
Agjencia Kombëtare e Diasporës
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve Arbëreshe
Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik
MINISTRIA E FINANCAVE – 8
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore
Agjencia e Inteligjencës Financiare
Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit
Agjencia e Trajtimit të Kredive
Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë
Drejtoria e Përgjithshme e Financimeve dhe Kontraktimeve për Fondet e BE-së, Bankës Botërore dhe Donatorëve të Tjerë
MINISTRIA E MBROJTJES – 14
Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM)
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC)
Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura (AQFA)
Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE)
Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit (DPRMSH)
Drejtoria e Shifrës (DSH)
Instituti i Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake (IGJIU)
Military Export Import Company (MEICO)
Njësia Mjekësore Ushtarake dhe Përfaqësitë Ushtarake Jashtë Vendit (PUJV)
Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH)
Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes (QKMBM)
Muzeu i Forcave të Armatosura (MFA)
Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD)
Roja Bregdetare (RB)
MINISTRIA E DREJTËSISË – 12
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës
Agjencia e Trajtimit të Pronave
Agjencia Kombëtare e Falimentit
Qendra e Botimeve Zyrtare
Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas
Instituti i Mjekësisë Ligjore
Komiteti Shqiptar i Birësimeve
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve
Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor
Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve
MINISTRIA E MJEDISIT – 5
Agjencia Kombëtare e Mjedisit
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Agjencia Kombëtare e Pyjeve
Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve
Zyra e Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”
Përveç këtyre strukturave, në listë përfshihen edhe 24 institucione në varësi të Kryeministrisë. Sipas të dhënave të bëra publike, numri i përgjithshëm arrin në 124 institucione, pa përfshirë strukturat e tjera në varësi të qeverisë.
