Policia ka dhënë informacion paraprak për aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Ksamil, ku humbi jetën një 20-vjeçar.
Sipas uniformave blu, rreth orës 18:10, në rrugën e Plazhit, në zonën e Lagunës, një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi Angjelo Gjika, rreth 22 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
NEWS Shpëton mrekullisht 17-vjeçari/ Konsumoi një sasi detergjenti, paraqitet në gjendje…Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri i automjetit, Antonio Mateli, rreth 20 vjeç.
Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas informacionit paraprak, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut që çoi në daljen e automjetit nga rruga.
