Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dalin prova të reja, Dea dhe Kristi me pushime bashkë

Ronaldo Sharka ka nxitur dyshimet se Dea Mishel dhe Kristi janë në një lidhje sekrete. Pak ditë më parë ai publikoi një foto ku Kristi dhe Dea ishin duke drekuar së bashku, larg syrit të njerëzve dhe kamerave ne privatësinë e tyre. Ndërsa sot Ronaldo aludon se dyshja janë duke bërë pushimet bashkë.

Në postimin e Ronaldos shfaqen dy foto në det, të cilat sipas gazetarit janë nga i njëjti vend.

“Çfarë po ndodh mes Deas dhe Kristit? Heheh, kujtojnë se ma hedhin mua…”, ka shkruajtur ai krahas fotos.