Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas konfirmimit të identitetit të Adem Ademit, Fatmir Fazliut dhe Ali Halitit, të cilët ishin rrëmbyer dhe zhdukur me dhunë nga regjimi serb në prillin e vitit 1999.
Përmes një postimi në Facebook, Peci ka shprehur dhimbjen për fatin e intelektualëve, duke thënë se ky lajm përbën dhimbje jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për Mitrovicën dhe gjithë Kosovën.
Ai ka kujtuar se në prillin e vitit 1999, regjimi serb kishte rrëmbyer dhe zhdukur intelektualë shqiptarë, në përpjekje për të shuar mendjen, dijen dhe zërin e një populli që kërkonte lirinë.
Postim i plotë:
Fati tragjik i intelektualëve, dhimbje për Mitrovicën e gjithë Kosovën
Në prillin e vitit 1999, regjimi kriminal serb rrëmbyen dhe zhdukën dhunshëm intelektualët tanë, në përpjekje për të shuar mendjen, dijen dhe zërin e një populli që kërkonte lirinë.
Pas identifikimeve të fundit, është konfirmuar fati i Adem Ademit, Fatmir Fazliut dhe Ali Halitit, pjesë e grupit të intelektualëve.
Familjeve të tyre u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Dhimbja e tyre është dhimbje e të gjithë neve.
Serbia akoma vazhdon t’i fshehë krimet dhe të vertetën, por kërkesa jonë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe për drejtësi nuk do te ndalet.
Ne nuk heshtim, nuk harrojmë e drejtësi kërkojmë!
