Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë identifikuar mbetjet mortore të tre qytetarëve shqiptarë, Adem Ademi, Fatmir Fazlija dhe Ali Haliti, të njohur si “Grupi i Intelektualëve”.
Përmes një njoftimi në Facebook, Sveçla ka bërë të ditur se mbetjet mortore të tyre janë gjetur në varrezat masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.
Postim i plotë:
Identifikohen mbetjet mortore të tre qytetarëve tanë, Adem Ademi, Fatmir Fazlija dhe Ali Haliti, të njohur si Grupi i Intelektualëve, të cilët u gjetën në varrezat masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut
