Aktuale

Debate në sallë/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset ‘live’ me Berishën: Zbatoni statutin. Lideri i opozitës: Të kam kthyer përgjigje dhe ta thash që…

Ilirjana Kuçana: Të lutem, kam një kërkesë që e kam depozituar 24 orë para. Të lutem, zbatoje statutin. Mos e nis detyrën… Të lutem, lexoje.

Berisha: Një minutë.

Kuçana: Jo, doktor.

Berisha: Të flas unë, të jap përgjigjen. Paraqitja e rezolutës ka rregullin e vet. Do kesh të drejtë, por sipas rregullit, lexoje statutin. Do kesh të drejtë.

Kuçana: Doktor, statutin e keni shkelur në momentin kur…

Berisha: Ilirjana, edhe një herë, një minutë, mor zotëri. Të lutem, a mund të të kthej përgjigje apo jo? Ke komunikuar me mua sot. Të kam kthyer përgjigje dhe të kam thënë: ndiq statutin.

Pas këtij debati, PD ndërpreu sinjalin për median gjatë mbledhjes së këshillit Kombëtar./Top Channel

Të Ngjashme