Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, tha se Qeveria Kurti po e ngatërron koordinimin me aleatë me servilizëm. Ajo e quajti të turpshme qasjen e ekzekutivit, dhe sipas saj po mashtrohet populli.
Në debatin parlamentar për situatën në veri, Deliu-Kodra deklaroi se kryetari i veriut të Mitrovicës, Erden Atiq jeton në Fushë Kosovë.
Deliu-Kodra: Qeveria e ngatërron koordinimin me aleatë me servilizëm
“Sot na thënë që janë shumë pro-evropianë, e ngatërrojnë koordinimin me aleatë me servilizëm. Dhe kjo është e turpshme kur Qeveria e Kosovës e ngatërron koordinimin e partneritet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës me servilizëm. Keni parasysh deri ku shkon mashtrimi i tyre”, tha deputetja e PDK-së.
Ajo shtoi se shtrirja e sovranitetit dhe integritetit në veri nuk mund të bëhet pa koordinimin me partnerët ndërkombëtarë.
Deliu-Kodra: Erdeq Atiq është banor i Fushë Kosovës
“Informatat e mia të konfirmuara për kryetarin e zgjedhur nga radhët e LVV-së, Erden Atiqin, janë që i njëjti është banor i Fushë Kosovës. Gjatë gjithë ditës, janë informata zyrtare të cilat i kam të konfirmuara, kryeministri na hodhi perde syve për të thënë që ai po e kryen detyrën e tij në veri si kryetar i zgjedhur. A nuk është kjo mashtrim dhe shpërfaqje e mashtrimit që po e bën kjo qeveri, e cila po gënjen se po shkon atje për të shtrirë sovranitetin, sepse fundja në këtë Kuvend të Kosovës, dhe jo vetëm, nuk ka shqiptarë i cili është kundër shtrirjes së sovranitetit dhe integritetit në veri të Kosovës”, shtoi ajo në debatin parlamentar për veriun.
Tutje, ajo konsideroi se çfarë ka ndodhur në veri, e kthen Kosovën para shpalljes së pavarësisë.