Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dënohet me 17-vite burg për vrasje të rëndë vëllai i reperit ‘Buta’

Qëndrim Januzi është shpallur fajtor për vrasje të rëndë dhe është dënuar me 17 vjet burgim. Verdikti është marrë sot nga një trup gjykues në Gjykatën Themelore në Ferizaj, raportojnë mediat e Kosovës.

Sipas aktgjykimit të lexuar nga gjyqtari Habib Zeqiri, Januzit iu shqiptua një dënim unik prej 17 viteve burgim: 16 vite për vrasje të rëndë dhe një vit për armëmbajtje pa leje. Të njëjtit i është konfiskuar arma në mënyrë të përhershme.

Vëllai i reperit Betim Januzi – ‘Buta’, akuzohet nga Prokuroria në Ferizaj për vrasjen e Gazmend Hysenit, të cilin dyshohet se e ka qëlluar me gjashtë plumba në Ferizaj në 28 maj të vitit 2022.