Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka bërë thirrje për tejkalimin e ngërçit institucional, duke theksuar se Kosova ka nevojë për vendim dhe përgjegjësi politike.
Mustafa ka rikthyer edhe një qëndrim të tij të vitit 2017, ku kishte kërkuar që liderët politikë t’u japin përparësi interesave shtetërore, luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe konfiskimit të pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme.
Në reagimin e tij të fundit, ai ka ngritur edhe pyetjen nëse mungojnë votat apo guximi për të ndërtuar institucionet.
Postimi i Mustafës:
Edhe sot, politika nuk po gjen guximin të vendosë, ndonëse në vitet e fundit VV kanë vota të mjaftueshme në Kuvend për të ndërtuar institucionet.
Atëherë, pse ende nuk po vendoset?
A mungojnë votat, apo mungon guximi për të marrë përgjegjësinë?
Kosova ka nevojë për vendim, jo për zvarritje.
Madje, ai ka publikuar një shkrim të vitit 2017:
25 Gushtë 2017 / Gazeta TribunaRrustem Mustafa- ka shprehur keqardhje me nivelin politikë të shpërfaqur në ditët e fundit, duke vendosur inatet politike përpara atyre shtetërore.Ai ka thënë se në në vend të garimit se kush është më hero apo më keqpërdorues, liderët e partive politike duhet të vendosim prioritetet për Qeverinë në ardhje…Mustafa në një prononcim për Tribuna Channel ka thënë se liderët politikë duhet të bëjnë hapin e parë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar“Procesi i vendosjes së rendit dhe ligjit në vendin tonë, duhet të jetë i pa kompromis, në mënyrë që shpejt dhe sigurt të shëndrrohet në prioritet numër një të shoqërisë, institucioneve dhe shtetit si tërësi. Krimet duhet adresuar pa pikë fleksibiliteti, dhe pa dallim.Të fillojmë duke adresuar krimin e organizuar dhe korrupsionin si hapi i parë dhe kritik, për t’i hapur rrugë zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe funksionim të shtetit sipas normave evropiane.Tërë pasuritë e përfituara apo asetet e përvetësuara/uzurpuara në mënyrë jo-legale duhet t’i kthehen pronarit legjitim- shtetit. “ ka thënë Mustafa.Ai ka shtuar gjithashtu se pasuria e pa merituar e të gjithë atyre që përfituan jo ligjshëm duhet ti kthehet shtetit.“Krahas dënimeve meritore, konfiskimi i pasurisë është masa më e mirë ndëshkuese për pasurinë e përfituar nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.Njëherë e mirë të çrrënjosim këtë fenomen shkatërrues, duke i kthyer vendit dinjitetin e merituar.”
