Lajme

Deputeti i VV-së me fjalim skandaloz – krahason Thaçin me Naim Murselin: Do ta përcjellë i njëjti fat

Deputeti i VV’së Fatos Geci bëri një paralelizëm skandaloz mes ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Naim Murselit, duke ngjallë reagim të ashpër nga grupi parlamentar i PDK-së.

Sot dua të përshëndes vendimin e Gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit. Dhe ju që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat.” – tha ai.

Deklarata shkaktoi indinjatë të menjëhershme te deputetët e Partisë Demokratike. Deputetja dhe zyrtarja e lartë e kësaj partie, Vlora Çitaku, mori fjalën për t’i replikuar ashpër deputetit të pushtetit, duke e cilësuar fyerje për ata që kanë luftuar për lirinë e Kosovës.

S’po di qysh me të thanë se me të thënë deputet nuk e meriton. Nuk kisha besu kurrë që nga foltorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të vjen një lutje në formë urimi për dënim me burg të përjetshëm për njerëzit që kanë luftu për lirinë e këtij vendi. Ju duhet të ndiheni i turpëruar. Duhet të ndiheni i turpëruar dhe Lëvizja Vetëvendosje nëse nuk mendon si ju, mu tani, ju ftoj juve si kryetare dhe shefen e Grupit që të distancohet. Duhet t’ju vij turp.” – deklaroi ajo.

Të Ngjashme