Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputetja britanike: Ndëshkimi i Kosovës dhe përkëdhelja e Vuçiqit solli cikël të ri dhune

Deputetja britanike, Alicia Kearns e cila ka ngritur disa herë zërin për sjelljet e Serbisë, ka thënë se trendi i fundit i ndëshkimit të Kosovës nga ndërkombëtarët dhe “përkdheljes” se Vuçiqit ka nxitur dhunën.

Ai thotë se kjo sjellje e ndërkombëtarëve ka çuar në një situatë ku drita në fund të tunelit për normalizim raportesh “po errësohet gjithnjë e më shumë”.

“Trendi i kohëve të fundit i ndëshkimit të Kosovës dhe përkëdheljes ndaj Vuçiqit gjithnjë e më autokratik po na çon më thellë në një cikël dhune, paqëndrueshmërie dhe keqdashjeje, ndërsa drita në fund të tunelit të normalizimit dhe anëtarësimit në BE për të dy errësohet gjithnjë e më shumë”, shkroi ajo në X.

Deputetja në fjalë thotë se KFOR-i duhet të hetojë automjetet dhe sistemet e armëve që ishin të rreme dhe me figurat e emrat e tyre.

“Nëse imazhet fillestare janë të sakta, KFOR-i duhet të hetojë automjetet dhe sistemet e armëve që kishte, ato që ne duhet të supozojmë tani për tani janë të rreme, ngjitëse me emrin e tyre. Ata thjesht nuk mund të pretendojnë se nuk ka shenja përpjekjesh apo synimesh nga paraushtarakët për t’i imituar ata”, tha ai. /Lajmi