Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje, në qytetin e Laçit. Si pasojë e ngjarjes ka humbur jetën Ilir Lika, rreth 40 vjeç.
Policia thotë se 40-vjeçari ka mbetur fillimisht i plagosur, por ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës.
Mësohet se Lika është ekzekutuar me 7 plumba.
Më tej, autoritetet theksojnë se kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit ose autorëve, si dhe dokumentimin e shkakut të kësaj ngjarjeje të rëndë, e cila ka tronditur qytetin e Laçit.
See also ‘Hetimi i Ramës nga SPAK, i pashmangshëm’/ Gazetari: 2026-a, fillimi i një fundi që shumë shqiptarë e presinSipas policisë, viktima mbante disa mbiemra të tjerë si Gjini, Kokaj dhe Nure.
Njoftimi i Policisë
“Rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I.Gj alias I. L., alias I.K, alias I. N, rreth 40 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por ka humbur jetën gjatë transportimit.
See also “Ta ka paguar Miss-in dashnori në Kosovë…”/Angelo dhe Flori diskutojnë debatin e Inës dhe Brikenës: Ajo nisi…Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve“, njoftoi policia.
