Aktuale

DETAJE nga vrasja e dy vëllezërve në Kamëz, i plagosur edhe i treti

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Kamëz, ku dy vëllezër, Selam dhe Nazmi Islamaj, u vranë me armë zjarri.

Burime për mediat bëjnë me dije se ka mbetur i palgosur edhe vëllai i tyre i tretë, Shefqet Islamaj.

Ngjarja ndodhi pranë Repartit në Zall-Herr, pas një konflikti mes tre vëllezërve Islamaj dhe Ngushëllim Manzit, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj tyre.

Si pasojë e të shtënave, Selam dhe Nazmi Islamaj humbën jetën, ndërsa Shefqet Islamaj mbeti i plagosur.

Pas ngjarjes, policia ka arrestuar të dyshuarin, Ngushëllim Manzi.

Ndërkohë, shkaqet dhe rrethanat e konfliktit që përfundoi me vrasjen e dyfishtë dhe plagosjen e personit të tretë mbeten ende të paqarta.

Të Ngjashme