Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e 24-vjeçarit shqiptar N. Dalipaj në Vescovato, në provincën e Cremonës, ku hetimet paraprake tregojnë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive sentimentale.
I riu u transportua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Për ngjarjen është ndaluar 32-vjeçari Mattia Miraglia, banues në Vescovato. Edhe ai ka mbetur i plagosur gjatë incidentit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin “Maggiore”, nën mbikëqyrjen e autoriteteve.
NEWS Rezultonte e zhdukur prej muajit tetor, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare në Itali (EMRI)Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, konflikti kishte nisur fillimisht me një debat në një lokal mes 24-vjeçarit dhe 32-vjeçarit, i cili u mbyll pa incidente të mëtejshme.
Më vonë, viktima, i shoqëruar nga vëllezërit e tij, shkoi pranë banesës së të dyshuarit në Vescovato. Hetuesit dyshojnë se 32-vjeçari zbriti nga banesa i armatosur me një thikë, plagosi fillimisht një nga vëllezërit e 24-vjeçarit në pjesën e barkut dhe më pas goditi disa herë N. Dalipaj në zonën e qafës. Plagët e marra rezultuan fatale.
NEWS Telefonata vendimtare para sulmit ku u vra Khamenei, çfarë e bindi Trump-in për ta sulmuar Iranin?Karabinierët italianë vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësitë penale të personave të përfshirë.
