Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Kolonjës pasi ka dhunuar një shtetas.
Sipas informacioneve, mësohet se dy ditë më parë, një 31 vjeçar ka goditur një shtetas me grushte e shkelma në trup dhe kokë, çka i kanë shkaktuar dëmtime të rënda.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Starje ndërsa ka qenë e vështirë zbardhja e rrethanave pasi autori ka pretenduar që e ka gjetur të shtrirë të plagosurin ndërkohë që u dokumentua se ishte vetë autori që e ka dëmtuar rëndë.I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës, ku mori mjekim më të specializuar për shkak të gjendjes shëndetësore.
Policia e Kolonjës ka zbardhur të gjitha rrethanat ndërsa mësohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.
Nga ana e grupit hetimor vijojnë veprimet lidhur me ngjarjen
