Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit gjatë orëvë të paradites,por pjesa e dytë e ditës të sjellë kalime
vranësirash të lehta ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore Veriore dhe Verilindore duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu.

Në mbrëmje dhe gjatë natës pritet përmirësim i kushteve të motit në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por rriten në mesditë duke
luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C. Era do fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Territori i Kosovës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë paradites por pas-mesditës pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar shira ku herë pas here do të
jenë rrebeshe.

Më të theksuara shirat paraqiten në zonat Jugore dhe Juggperëndimore. Parashikohet që orët e mbrëmjes të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke
bërë që i gjithë rajoni i kosovës të dominohet nga kthjellime, vranësira të dendura, por pa reshje, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë, paraqitet në ndikimin e motit të qëndrueshëm në pothuajse gjithë 24_orëshin ku kthjellimet do të jenë dominante. Orët e vona të mbrëmjes sjellin kalime
vranësirash të lehta në zonat Jugperëndimore duke gjenruar reshje të pakta dhe të izoluara.

Parashikohet që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta të jenë dominante edhe gjatë natës. Vijon rritja graduale e temperaturave të ajrit në të gjithë Maqedoninë.

Europa

Europa Lindore si edhe rajoni i Balltikut do të jenë nën mbziotërimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të dendura të shiut; si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare mbi
këto rajone.

Po ashtu, Alpet e Europës dhe zonat përreth tyre do të paraqiten me vranësira konvektive dhe shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe, nuk do të mungojnë gjithashtu mini-stuhitë e breshërit në shumë zona në Qender të Europës.

Ndersa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jenë nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta ku vlerat më të larta priten në gadishullin Iberik KU Spanja do të
regjistrojë temperatura deri në 40 gradë C.