Aktuale

DIGJET “SYRI I KALTËR”/ ‘Përpihen’ nga flakët katër kioska tregtimi në hyrje të zonës, ja çfarë dyshohet të ketë shkaktuar zjarrin…

Një zjarr ka përfshirë gjatë natës zonën pranë hyrjes së Syrit të Kaltër në bashkinë Finiq, duke djegur katër kioska tregtimi private.

Zjarri ka nisur rreth orës 00:05 të 6 shtatorit.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë dërguar tre mjete zjarrfikëse, si dhe dy mjete policie me forca policore.Ekipet kanë punuar për rreth dy orë për shuarjen e flakëve.

Zjarri është vënë nën kontroll rreth orës 02:00.Nga të dhënat e para të hetimit, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në rrjetin elektrik.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet e konfirmuara deri tani janë katër kioskat e tregtimit që ndodheshin në hyrje të zonës së Syrit të Kaltër.

Të Ngjashme