Lajme

Dimal Basha fton diasporën të votojë: Çdo votë ka peshë dhe vlerë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Dimal Basha, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve të regjistruar për votim në ambasada dhe konsullata që të marrin pjesë masivisht në procesin zgjedhor.

Përmes një mesazhi drejtuar diasporës, ai theksoi se qytetarët e Kosovës që votojnë jashtë vendit e ushtrojnë të drejtën e tyre një ditë para votimit që zhvillohet në Kosovë.

Basha tha se çdo votë ka peshë dhe vlerë, duke i ftuar bashkatdhetarët të ndajnë pak minuta nga koha e tyre për të vendosur se kush do ta udhëheqë vendin në katër vitet e ardhshme.

Postim i plotë:

Të dashur bashkatdhetarë,

Të gjithë ju që jeni regjistruar për të votuar në ambasada dhe konsullata, sot është dita juaj e votimit. Ju votoni një ditë më herët se qytetarët në Kosovë.

Prandaj, ju ftoj të dilni masivisht në votime, sepse çdo votë ka peshë dhe vlerë. Ia vlen t’i ndani vetëm pak minuta nga koha juaj për të vendosur se kush do ta udhëheqë vendin në katër vitet e ardhshme.

Vota juaj është zëri juaj. Shfrytëzojeni të drejtën demokratike dhe bëhuni pjesë e vendimmarrjes për të ardhmen e Kosovës.

#Voto116 #DiasporaVendos

Të Ngjashme