Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.S. për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, duke e akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e nëntë civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.
Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 6 prill 1999 në fshatin Reznik të Vushtrrisë, ku i pandehuri, në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe dhe me tashmë të dënuarin nga Gjykata Themelore në Prishtinë, S.T., dyshohet se mori pjesë në vrasjen e nëntë civilëve shqiptarë.
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se disa prej viktimave, sipas aktakuzës, u dogjën për së gjalli, ndërsa disa të tjera u dogjën pasi ishin vrarë.
Gjithashtu, sipas aktakuzës, S.S., në bashkëryerje me persona të armatosur, hyri në shtëpitë e familjeve shqiptare, i plaçkiti ato dhe më pas u vunë flakën.
