Lajme

Dita e Evropës, Begaj: Shqipëria më afër se kurrë integrimit në BE

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh me rastin e Ditës së Evropës, duke nderuar të gjithë ata që kontribuan në realizimin e projektit të Bashkimit Evropian.

Në deklaratën e tij, Presidenti Begaj thekson se BE-ja është ndërtuar mbi vlera themelore si paqja, siguria, demokracia, begatia, solidariteti dhe liria.

Ai vlerësoi gjithashtu progresin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian, duke u shprehur se vendi “është më afër se kurrë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane” dhe se është i gatshëm të kontribuojë me energjinë dhe vlerat e tij në projektin evropian.

“Sot ne festojmë Ditën e Evropës dhe nderojmë të gjithë ata që ndërtuan dhe bënë realitet projektin e Bashkimit Evropian, i cili ka në zemër paqen, sigurinë, demokracinë, begatinë, solidaritetin dhe lirinë.

“Shqipëria është sot më afër se kurrë për të qenë pjesë e familjes europiane, e gatshme për t’i shtuar projektit europian energjinë dhe vlerat e saj”, u shpreh ai.

Të Ngjashme