Aktuale

Dita e tretë e protestës në Tiranë për Zvërnecin, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” te Kryeministria

Ashtu sikurse ishte njoftuar, ka nisur protesta e tretë radhazi në Tiranë, kundër ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Qytetarët janë mbledhur në këto momente në sheshin Skënderbej, për të vijuar më pas drejt kryeministrisë.

Një ditë më parë, mijëra qytetarë u mblodhën fillimisht pranë Ministrisë së Brendshme dhe më pas marshuan drejt godinës së qeverisë, në një protestë që u zhvillua në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Pjesëmarrësit përcollën mesazhin “Nesër më shumë”, duke paralajmëruar mobilizim të mëtejshëm.

Të Ngjashme