Lajme

Dita e zgjedhjeve – Ambasadori britanik tregon se e nisi ditën në KQZ

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka njoftuar se ditën e sotme e ka nisur me një vizitë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku është takuar me kryesuesin, Kreshnik Radoniqi.

“E nisa ditën duke vizituar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë për t’u takuar me Kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi”.

Ai në Facebook njoftoi se Radoniqin e ka falënderuar për punën në këtë ditë ku kosova po voton në zgjedhjet e parakohshme.

“E falënderova atë dhe ekipin e tij për punën e shkëlqyer që bënë në ciklin e mëparshëm zgjedhor”. U takova me ekipin e IT-së, prokurorin në detyrë dhe koordinatorin e Policisë së Kosovës”.

“ I falënderova për përpjekjet e ekipeve të tyre për t’i bërë zgjedhjet e sotme të shkonin pa probleme. Ka kaq shumë njerëz që punojnë pa u lodhur prapa skenave sot për të siguruar një proces demokratik të qetë dhe efikas. Tani është në dorë të popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë!”, shkruan diplomati britanik.

Të Ngjashme