Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dita nis me dominim të kthjellimeve dhe ulje të temperaturave, çfarë ndodh me motin në pjesën e dytë të ditës së sotme

Shqipëria

 Do të mbetet Shqipëria nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira nëpër të gjithë territorin ku në zonat Lindore dhe Juglindore do të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu. Gjatë natës pritet që vranësirat të jenë prezente në një pjesë të mirë të territorit, por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të ulen sërisht në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C.
Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi deri në  35 km/h nga drejtimi verior –  veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës parashikohet të mbetet nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, ku kthjellimet do të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit. Por pjesa e dytë e ditës sjell zhvillim të vranësirave në Jugoperëndim të Kosovës duke rrezikuar rrbehse afat-shkurtra shiu. Temperaturat e ajrit në republikën e Kosovës do të jenë; Më e ulëta në Mitrovicë deri në 9 gradë C dhe më e larta do të rregjistrohet në qytetin e Gjakovës 30 gradë C.

Maqedonia e Veriut

Dita e martë, vijon nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat të mbeten prezente, por reshje të pakta priten vetëm në orët e pasdites, në zonat Jugore do të ketë edhe rrebeshe shiu shoqëruar me shkarkesa elekktrike. Parashikohet përmirësim i kushteve atmosferuke në orët e vona të natës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë duke bërë që maksimumi në qytetin e Shkupit të ngjitet deri në 31 gradë C në orët e mesditës.

Europa 

Ishujt Britanikë si edhe vendet e Lindjes, janë përfshirë prej disa ditësh nga një sistem i fuqishëm frontal duke sjellë vranësira, erë të fortë si edhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, gadishulli Iberik dhe brigjet e detit Egje do të mbeten me vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të dominohet  nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare. /abcnews.al