Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për aeroportin e Vlorës i cili ka mbetur në mëshirë të fatit, pasi aksionerët vijojnë të zihen me njëri tjetrin.
Tomorri tha se duhet të ndërhyjë SPAK urgjentisht, ndërkohë që deklaroi se ka gjasa që Pacolli dhe Ademi të shkojnë në arbitrazh për ti bërë “gol” edhe më të madh financave publike. “Kjo është një histori e turpshme dhe qesharake, që tregon se si ky shtet është i papërgjegjshëm deri në këtë pikë.
Janë dy ortakë, të cilët kanë probleme, konflikt dhe kanë marër pneg një vepër kaq të rëndësishme publike. Askush dhe askujt nuk i bën përshtypje kjo.
See also “Nuk ishim në dijeni se vajza dhunohej nga ish-bashkëshorti”- Vetëvrasja e Xhuana Nikollit, flet babai i 25-vjeçares: Vetëm se jemi gjallë dhe marrim frymë!Ka patur vendime gjykatash, kundër vendimeve, që herë i japin të drejtë njërës palë dhe herë tjetrës. Sot Pacolli ka dalë në deklaratë dhe thotë aeroportin e kanë marrë grupe kriminale, më kanë kërcënuar me jetë. Historira…
Është histori e madhe turpi, me kosto të mëdha për qytetarët. Ai aeroport po mbahet peng. Duhet të ishte funksional që vitin e kaluar. U shty për në shkurt 2026 dhe nuk u hap. Nuk u hap as këtë sezon turistik.
Ka gjasa të mos hapet edhe për një kohë të pacaktuar. Askush nuk e di. Çfarë po ndodh aty, të gjithë po bëjnë një lojë, për të bërë gol të madh arbitrazhi, apo të fusin ndonjë karrem për të ekspozuar qytetarët përballë kostove të tjera më të mëdha.Ka një gjë që nuk kuptoj, pse nuk ndërhyn SPAK? Kjo histori është bërë shumë e madhe tani dhe nuk mund të lihet më me këtë që jo po shkon njëra palë bën kallëzim, pastaj pala tejtër. Duhet të ndërhyjë SPAK dhe ta ndajë këtë histori. Ka dy aksionerë, duhet gjetur kush është fajtori…
See also Irani nuk mjaftohet vetëm me sulme ndaj Izraelit, shënjestron bazat amerikane në Bahrein, Abu Dhabi dhe KatarMe çfarë po shoh, kjo punë po bëhet që të fusë hundët qeveria dhe të shkohet në arbitrazh”, deklaroi Tomorri.
