Klodiana Lala ka denoncuar publikisht një ngjarje të frikshme të regjistruar mbrëmjen e djeshme, ku sipas saj një shtetas i huaj ka terrorizuar banorët në zonën e Pazarit të Ri.
Gazetarja e njohur bën me dije se ai i binte dyerve të apartamenteve teksa në duar mbante një thikë dhe pretendonte se është i kërcënuar nga Mosadi. Një ngjarje që ka shkaktuar padyshim frikë në kryeqytet, ndërsa deri tani nuk ka një reagim nga ana e policisë.
Në facebook-un e vet, Lala shkruante: “Mbrëmë në afërsi të Pazarit të Ri, një shtetas i huaj, terrorizoi banorët. Ju binte dyerve dhe bërtiste: Do të më vrasë Mosadi! Në duar mbante thikë. Po çmenden të gjithë. Edhe ata që vijnë si turistë!”, përfundonte ajo.
E teksa Shqipëria ka çelur dyert për të gjithë shtetasit e huaj, qoftë nga Afrika apo edhe Azia duke ofruar edhe vende pune, siç duket disa prej tyre kanë sjellje devijante duke prishur rendin dhe cënuar sigurinë në kryeqytet.
