Një person është arrestuar, nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në rastin e njohur si “Laboratori 25”.
Sipas Prokurorisë Speciale, lidhur me operacionin policor të realizuar më 21 janar 2025, ku ishte arrestuar një person i dyshuar për përfshirje në veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Krim i organizuar”, sot Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ndaluar një person të dyshuar, B.K., për 48 orë.
“I pandehuri B.K dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me rastin “Laboratori ‘25”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se, brenda afatit ligjor, PSRK-ja do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
