Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Doganierëve dhe policit të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti iu caktohet masa e arrestit shtëpiak

 
   

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë për nëntë të pandehur (doganierë dhe një polic) për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Marrje ryshfetit në bashkëkryerje.

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve V.M, A.S, A.C dhe M.J.

Të njëjtët dyshohen se kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Derisa të pandehurit tjerë T.D, N.M, M.S, G.Z, A.A  dyshohen se kanë kryer veprën penale Marrje ryshfetit në bashkëkryerje.

Gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve V.M, A.S, A.C, M.J, T.D, N.M, M.S, G.Z, A.A dhe të njëjtëve ju caktoi masën e arrestit shtëpiak për secilin”, njofton Gjykata e Prishtinës.

Të pandehurve ju është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, ndërsa në rast të mosrespektimit të masës së arrestit shtëpiak, gjykata mund të caktoj masën e paraburgimit për nëntë të pandehurit.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.