Numri i shkurorëzimeve në Kosovë ka shënuar rritje, ndërsa kurorëzimet kanë pësuar rënie. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë muajit shtator 2026, janë regjistruar 1 mijë e 215 kurorëzime, brenda dhe jashtë vendit.
Krahasuar me muajin gusht, kur ishin regjistruar 1 mijë e 943 kurorëzime, numri i tyre ka rënë për 37,5 për qind, raporton Indeksonline.
Në anën tjetër, gjatë shtatorit janë regjistruar 151 raste të shkurorëzimeve , duke shënuar rritje prej 55,7 për qind krahasuar me muajin paraprak.
Në gusht ishin regjistruar gjithsej 97 raste të shkurorëzimeve.
Kështu, të dhënat tregojnë se në shtator ka pasur më pak kurorëzime, por më shumë shkurorëzime krahasuar me gushtin.
