Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Donaldi reagon pasi banorët e krahasuan lojën e tij me të Romeos

TIRANE

Ditën e djeshme në BBVIP u zhvillua loja me pyetje anonime. Pyetjet u bënë nga vetë banorët për njëri-tjetrin, por pa u zbuluar se nga kush vinte pyetja.

Romeo u përball me disa pyetje ngacmuese, siç ishin ato në lidhje me partneret e tij të famshme. Një pyetje tjetër që atij iu bë ishte: “Pse ke zgjedhur të luash më keq se Donaldi?”

Kjo ka bërë që Donaldi të reagojë në rrjetet sociale, ku shkruan:

“Kjo loja me pyetje që po bëhet në “Big Brother” qenka super. Gëzojnë disa sikur u kanë dhënë mundësinë të hapin një adresë fake që të shfryjnë mllefet. Ka njerëz që komentojnë me adresën e tyre, ka dhe të tjerë që vdesin të shajnë me adresa fake.

PS: Romeo nuk është as më i mirë, as më i keq se unë. Është ndryshe nga unë.

Por faleminderit që më kujtoni, sepse e bëni shpesh. E marr super pozitivisht, sepse kuptoj që s’kanë ku kapen tjetër me Romeon brenda në lojë.