Lajme

Donika Gërvalla njofton ulje të këtyre tarifave për qytetarët

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka njoftuar për lehtësime të reja financiare në sistemin e drejtësisë, duke theksuar se synimi është rritja e qasjes së qytetarëve në shërbime juridike pa barriera ekonomike.

Sipas saj, përmes uljes së tarifave është lehtësuar barra financiare për qytetarët dhe është bërë një hap drejt një drejtësie më të afërt me secilin qytetar.

Postim i plotë:

Përmes uljes së tarifave në sistemin e drejtësisë, është lehtësuar barra financiare për qytetarët dhe është rritur qasja në shërbime juridike për të gjithë, pa dallim.

Zbritje prej 50% për kandidatët për paraqitjen e Provimit të Jurisprudencës;

Zbritje prej 25% për shërbimet noteriale;

Zbritje prej 40% për përmbaruesit privat, sidomos në rastet me vlerë të vogël të lëndës përmbarimore të cilat më së shpeshti preknin qytetarin e varfër.

Ky mbetet zotim i qartë për një drejtësi më të afërt me qytetarin, ku e drejta nuk mbetet privilegj i atyre që kanë mundësi financiare, por garantohet si e drejtë e barabartë për secilin.

Të Ngjashme