Donte të ndryshonte botën me shpikje vendimtare për mjekësinë, iku papritur në moshë fare të re biznesmeni nga Puka
Biznesmeni 35 vjeçar Arlend Prend Gjoni (nga Berisha) ka ndërruar jetë papritur në moshë ende të re pas një ataku kardiak që e goditi papritur.
Arlend Gjoni, një jetë e shkurtër, një vizion i madh!
Arlend Gjoni i njohur si Ledi, u nda nga jeta nga një atak kardiak, në moshën vetëm 35-vjeçare, shumë herët për një njeri që kishte ende kaq shumë ide, plane dhe ëndrra për të realizuar.
Si emigrant, ai e ndërtoi vetë rrugëtimin e tij, duke punuar, krijuar dhe investuar. Fitimet që arriti nuk i konsideroi vetëm si pasuri personale, por i riinvestoi në ide, teknologji dhe inovacion, duke besuar se kapitali më i vlefshëm është ai që krijon diçka të re.
Arlendi kishte një nuhatje të fortë për biznesin, por mbi të gjitha kishte vizion. Ai nuk kërkonte vetëm të krijonte një biznes të suksesshëm, dëshironte të kontribuonte në diçka që mund të ndryshonte mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe trajtohen në të ardhmen.
NEWS PLAS keq në “Ferma Vip 3”, Klodi KËRCËNON Ermionën: Do të të fluturojë koka po të them! Kërkohet përjashtimi i tijLedi u zhvendos në Emiratet e Bashkuara Arabe, një vend që i hap dyert inovacionit, ai bashkëpunoi me shkencëtare nga më të miret në botë dhe bashkëthemeloi Prepaire Labs, si bashkëthemelues ai u bë pjesë e një prej projekteve më ambicioze në fushën e bioteknologjisë dhe inteligjencës artificiale.

Kompania po zhvillon një teknologji të quajtur GenetiQ Digital Twin: një model dixhital dinamik të biologjisë së individit, që ndërthur të dhëna gjenetike, metabolike, klinike, imazherike dhe biometrike.
Qëllimi është që mjekësia të mos presë vetëm shfaqjen e sëmundjes, por të mund të identifikojë më herët rreziqet, të parashikojë trajektoren e shëndetit dhe të ndihmojë në personalizimin e trajtimit.
Kjo ishte pikërisht filozofia e Arlendit: të shikonte përtej së tashmes. Ai besonte se teknologjia dhe inovacioni mund të ndryshonin botën dhe, edhe pse jeta e tij u ndërpre shumë herët, ai arriti të linte gjurmë në një projekt që synon të ndryshojë vetë mënyrën se si mendojmë për shëndetin dhe sëmundjet.
NEWS “Nuk dua t’ia degradoj motrat…”/ Babai i Selin NUK KURSEHET ndaj Mirit: Është PERVERS! Ai mund edhe të…Në vetëm 35 vite jetë, Arlend Gjoni dëshmoi se nuk është gjithmonë koha ajo që përcakton madhësinë e një njeriu, por ideja që lë pas, guximi për ta ndjekur dhe ndikimi që ajo mund të ketë te të tjerët.
Ai donte të ndryshonte botën.
Dhe në mënyrën e tij, ia doli.
Shprehim ngushëllimet tona familjes Gjoni, humbja e tij nuk është vetem e juaja, por një humbje për të gjithë botën.
Emiratet revolucionarizojnë shëndetësinë me inteligjencën parashikuese, pjesë e projektit, shqiptari Arlend Gjoni.
Emiratet e Bashkuara Arabe po revolucionarizojnë shëndetësinë me inteligjencën parashikuese, teksa pjesë e këtij revolucioni është dhe shqiptari Arlend Gjoni.
UAE po ndërmerr hapa të mëdhenj drejt transformimit të sistemit shëndetësor, duke kaluar nga trajtimi tradicional i sëmundjeve drejt parashikimit dhe parandalimit të tyre përmes teknologjisë moderne dhe analizës së avancuar të të dhënave.
Një nga iniciativat më inovative vjen nga laboratori “Prepaire Labs”, me bashkëthemelues shqiptarin Arlend Gjoni, i cili po përdor inteligjencën artificiale dhe analizat gjenetike për të identifikuar rreziqet shëndetësore tek individët para se simptomat të shfaqen.
NEWS Ergys Agasi tjetër telash me drejtësinë, Prokuroria e Tiranës kërkon që verën ta gjejë SPAK: Kush e zbrazi qilarin e vilës në Mullet?! Një shishe kushtonte 30.000 euroNë një intervistë speciale për “Forbes Middle East”, në samitin katër ditor “Make it in UAE” në Abu Dhabi, Gjoni u shpreh se inteligjenca biologjike do të jetë e ardhmja dhe ndryshimi i kujdesit shëndetësor në mbarë botën.
Sipas Gjonit, teknologjia e re mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të sëmundjeve kronike, si diabeti, problemet kardiovaskulare dhe disa forma të kancerit, duke u dhënë pacientëve mundësinë për trajtim më të hershëm dhe më efektiv.
Emiratet kanë investuar fuqishëm në inovacionin mjekësor, me synimin për ta kthyer vendin në një qendër globale të teknologjisë shëndetësore. Përmes bashkëpunimit mes laboratorëve, spitaleve dhe kompanive të inteligjencës artificiale, vendi synon të ndërtojë një sistem shëndetësor më të shpejtë, më efikas dhe më të personalizuar për qytetarët.
Gjoni besonte se epoka e “mjekësisë parandaluese” tashmë ka nisur dhe se teknologji të tilla do të luajnë një rol kyç në përmirësimin e cilësisë së jetës, uljen e kostove të trajtimeve mjekësore dhe jetëgjatësinë e njerëzimit.
Intervista e plotë:
