Aktuale

DOSJA/ Lokali në Dobraç i kthyer në magazinë armësh, çfarë u zbulua brenda “fortesës” Bajri (Foto)

Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e SPAK ndaj grupit të Safet Bajrit, të akuzuar për planifikimin e vrasjes së Aleksandër Prendit.

Sipas hetimeve, një rol kyç në dokumentimin e aktivitetit të grupit kanë luajtur telefonat celularë të sekuestruar, të cilët kanë zbuluar prova mbi interesin për armët, qitjet në natyrë dhe aktivitetet e dyshuara kriminale.

Në fokus të hetuesve ka qenë edhe telefoni i Izmir Sakicës, i cili tashmë është dërguar për gjykim nga SPAK, lidhur me ngjarjen. Nga këqyrja e aparatit celular, hetuesit kanë konstatuar materiale që tregojnë interesin e tij për armët.

Në galerinë e publikuar nga Vox News, shihet se janë gjetur fotografi ku shfaqet një mur i mbushur me armë të ekspozuara, ndërsa në disa pamje të tjera janë evidentuar edhe shuma të mëdha parash në euro, kryesisht kartëmonedha 50 dhe 20 euro.

Ndërkohë, sipas dosjes hetimore, edhe Samuel Troshani, autori tjetër i rastit është filmuar duke kryer qitje me armë në natyrë, në shoqërinë e një vajze të paidentifikuar.

SPAK dyshon se pamjet dhe materialet e sekuestruara nga telefonat mund të shërbejnë si prova të rëndësishme për aktivitetin e grupit kriminal “Bajri”, që prej kohësh është në qendër të hetimeve për disa ngjarje të rënda kriminale.

Pamjet:

Të Ngjashme