Lajme

Dosti: “Kaq u desh dhe plasi në Kosovë, Shejtani doli nga shishja”

Publicisti Adriatik Dosti ka reaguar pas arrestimit të Fatmir Shehollit, duke thënë se “Shejtani ka dalë nga shishja” dhe se tashmë kanë nisur përplasjet mes figurave të ndryshme publike.

Ai ka hedhur akuza të rënda për lidhje me shërbimet sekrete serbe, duke pretenduar se “Sorrat e Kosovës po kërkojnë shpëtim duke i nxjerrë sytë njëra-tjetrës”.

Dosti ka ngritur pikëpyetje edhe për raportet e disa politikanëve, biznesmenëve dhe njerëzve të medias me figura serbe, duke kërkuar që institucionet të hetojnë këto pretendime.

“Si ka mundësi që disa deputetë, politikanë, biznesmenë e njerëz të medias kosovare shihen në foto e duke pirë kafe apo edhe duke darkuar me një armik të betuar të Kosovës?”, ka shkruar ai.

Në fund, Dosti paralajmëron se ditët në vijim mund të sjellin edhe më shumë zhvillime:

“Do shohim e do dëgjojmë aq shumë ngjarje të tilla këto ditë sa edhe do tronditemi, edhe do çuditemi”.

Postimi i plotë:

 

Kaq u desh dhe…plasi ne Kosove .

Vetem tre dite pas arrestimit te Fatmir Shehollit…dhe duket se Shejtani ka dale nga shishja dhe s’ ka me burre – nene ta fuse prape andej nga doli.

Ndiqini me kujdes rrjetet sociale e aty do te shikoni e degjoni me syte e veshet tuaja me video…me ze e figure se si Shejtanet po kacafyten me njeri tjetrin e se si Sorrat e Kosoves po kerkojne shpetim duke i nxjerre syte po njera tjetres .

Ai s’ ka as dy dite shkolle ,eshte hajn e shpirt shitur …thote Ramushi per Thacin.

Ndersa ai eshte Injorant e i trashe…kryeministri me i dobet ne historine e Kosoves …thote Thaci per Ramushin.

Ne 98 une nuk kam qene ne vijen e pare te frontit te luftes se UCK …pasi ne ate periudhe kam qene per studime ne Universitetin e Zyrihut ne Zvicer (???)…pohon i cakorduar ne gjyqin e Hages vete ” komandant ” Hashimi .

Ata…Hashimi e K.Veseli kane pasur maredhenie shume te keqija me familjen e A.Jasharit…ata kurre nuk kane mundur as me ju afru shtepise se Jashareve e jo me guxu me hy brenda ne te….kam qene une qe kam nderhyre per nje lloj balance ne maredheniet mes tyre …thote ish kryeparlamentari i Kosoves …J.Krasniqi.

Familja e tij ka qene e lidhur me Serbine dhe kryesisht i ati i A.Kelmendit qe ka qene Prokuror ne kohen e Serbise dhe ka denuar dhjetera qindra kosovare te pa fajshem e mes tyre edhe Jusuf Gervallen akuzon nga nje studio tv M.Zeka.

Kerkush nuk te lejonte ne ate kohe te shkoje prej Kosove ne Suedi e prej ketu ne Shqiperi me i cu nje tufe lule Enver Hoxhes ne Tirane …ngre zerin nje gazetar ne nje TV tjeter te Kosoves …duke ja thene keto ne sy Milaim Zekes se njohur per historine ne fjale e per te qenit prej kohesh bashkepunetor i UDB serbe.

Si ka mundesi pyet dikush tjeter qe histori biznesi me goxha fitime kane me serbin kriminel Radojcic si Sami Lushtaku po ashtu edhe Ramush Haradinaj…dje luftetare e heronj te UCK e sot milionere ne vendin me te varfer te Europes…

Si ka mundesi pyes une vete qe keshilltar politik i Rames se terbuar anti Kosove atje ne Tirane te jete spiuni e bashkepunetori i deklaruar zyrtarisht i Serbise nenshtetasi i Kosoves Baton Haxhiu …nderkohe qe keshilltar special politik i kabinetit te Thacit te jete nje nga kreret e spiunazhit serb Branisllav Nikolic.

Si ka mundesi qe disa deputete , politikane, biznesmene e njerez te medias kosovare shihen ne foto e duke pire kafe apo edhe duke darkuar me nje armik te betuar te Kosoves… e tash te trembur fort pas arrestimit te Shehollit jane te shternguar te pranojne se PO …jane takuar mese njehere me zyrtarin e sherbimeve sekrete serbe Dimiq ?

Pse nuk pergjigjet publikisht Time Kadrija per akuzen ndaj saj e vellezerve te saj per bashkepunim me sherbimin sekret serb ?

Tashme kur vete F.Sheholli del nga pergjimet se ka direkt dore ne vrasjen ne priten e pa bese shqiptaro – serbe te Heroit te Kombit …Z.Pajaziti si duhet te sillet drejtesia me te ?

A me kthen dot kush pergjigje prej jush pse Behgjet Pacolli i pagoi goxha para per ” nje hall personal ” Berat Buzhales e me pas ky i fundit u vu krejtesisht ne sherbim te tij e jo te Kosoves …e me pas Berati e beri hasha Behgjetin e u vu ne krah te Rames e ka kohe qe lobon fort per te ?

E tash Anita Haradinaj me ngut po telefonon Behgjet Pacollin…perse ?

Ne tavolinat e hetuesve e prokuroreve te Kosoves prej kohesh ndodhet dosja e krye spiunit, agjentit, udbashit e njeriut besnik te BIA e bashkepunetorit te Serbise prej vitesh Baton Haxhiut e shefit te tij Stanishicit …perse shteti i Kosoves qe ka pesuar aq shume deme prej ketij personazhi kaq te urryer nuk kerkon nga Shqiperia ekstradimin e menjehershem e me pas edhe gjykimin publik te tij…

I permendur e i shumeperfolur madje edhe i akuzuar publikisht e me fakte konkrete per ” ceshtjen ” e Shkelzen Maliqit…per Zajednicen, per tradhetine serbo – franceze te Mitrovices , per raportet sekrete dorezuar spiunazhit serb permes se cilave jane vrare disa luftetare e heronj te UCK .

Autor e bashkeautor i Open Ballkan se bashku me Ramen e Vucicit …thike pas shpine Kosoves…autor e bashkeautor i planit per ndarjen e coptimin e teritoreve te Kosoves se bashku me Ramen- Vucicin e Macron …armik i hapur i shqiptareve te Lugines se Presheves …

Dhe se fundi ( por jo e fundit ) e per ti vene vulen …paraqitja e tij si deshmitar ne gjyqin e Hages kunder krye – kriminelit Miloshevic ku ky i fundit me nje lloj nenqeshje te hidhur i tha publikisht ne salle…ouuu po ti o Baton c’ do ketu…ti je njeriu yne…( videoja e kesaj ngjarje eshte ende besoj ne rrjetet sociale me ze e figure )

E pra do shohim e do degjojme aq shume ngjarje te tilla keto dite sa edhe do tronditemi , edhe do cuditemi por edhe s’ do na bejne me pershtypje …sepse nuk thote kot populli …i mbyturi te mbyt…duhet te turbullohet burimi pa te kthjellohet thote nje proverb i mencur yni.

Aq ishte ajo pune…sa te dilte Shejtani nga shishja…

Të Ngjashme