Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Draftstatuti i Asociacionit/Arifi: Kurti po krijon një mini shtet brenda Kosovës

 
   

“Kosova duhet të fitojë diçka seriozisht të madhe si parakusht për zbatim të këtij dokumenti” për shkak të mundësive që, sipas tij, “ia jep Serbisë që të funksionojë brenda Kosovës.”

Kështu tha Burim Ramdani, me të publikuar një draft statut të tijin, që thotë se i është prezantuar kryeministrit Albin Kurti nga të huajt dhe që ai e ka pranuar.

Lidhur me draftin, ish-kryenegociatori Avni Arifi thotë se ai përbën një Republikë të tretë brenda Kosovës.

“Me implementimin e statutit po e shohim një Republikë të tretë që e ka proklamuar Kurti. Po flasim për krijimin e një mini shteti brenda Kosovës”.

Arifi bazohet gjithnjë tek fjalët e kryeministrit sa ka qenë opozitar.

“Po bazohemi ne draft-statutin e publikuar nga Burim Ramadani. Natyrisht se se i bie një Kosovë e tretë, Republikë e tretë, Kurti gjithmonë, paska nënkuptuar se do të krijohet një mini-shtet brenda shtetit të Kosovës”, u shpreh Arifi.