Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dramë në arsim, Diljani shkon në klasë të parë dhe ka veç gjyshen si shoqe banke

Nuk ka shkollë të re, e as shokë në klasë. Shkolla e fshatit Shtëpëz në Bashkinë e Gjirokastrës, hapi dyert këtë të hënë për vitin e ri 2023-2-2024, por pamja aty duket sikur është në një tjetër realitet. Dramatike se çfarë po ndodh me zonat larg Tiranës.

Diljani është i vetmi nxënës në klasën e parë në këtë shkollë. Ndryshe nga sa e kishte imagjinuar, si shok banke ka gjyshen e tij. Në klasë vjen edhe një vajzë e klasës së dytë dhe një djalë në ciklin parashkollor, duke plotësuar numrin maksimal të nxënësve.

Fshati Shtëpëz ka 120 familje, por kushtet e shkollës kanë bërë që shumica e tyre t’i dërgojnë fëmijët në shkollat e qytetit të Gjirokastrës.