Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke e cilësuar ritmin e vendit drejt anëtarësimit si mbresëlënës.
Gjatë fjalës së saj në samitin BE-Ballkani Perëndimor, ajo theksoi se zgjerimi është një domosdoshmëri strategjike për Europën, ndërsa nënvizoi përfitimet konkrete që vendet e rajonit po marrin përpara anëtarësimit, përmes Planit të Rritjes dhe integrimit gradual në tregun e përbashkët europian.
“Zgjerimi është një domosdoshmëri strategjike për Evropën. Dhe sot, ky momentum është real. Nëse shohim të gjitha negociatat që po zhvillojmë, jemi në rrugën e duhur për të hapur dhe mbyllur mbi 100 kapituj këtë vit. Ky është një progres i jashtëzakonshëm dhe vjen në një moment vendimtar.
