Aktuale

GJKKO i dënoi me 5 vite burg nënën, vjen reagimi i fortë i Monika Kryemadhit

Ish-deputetja Monika Kryemadhi, e ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus të Ylli Rakipit, ka folur për dënimin e dhënë sot nga GJKKO-ja ndaj nënës së saj, e cila u dënua me 5 vite shërbim prove për shkak të moshës.

Kryemadhi tha se ishte një vendim i palogjikshëm, pasi logjika do ta kërkonte ndryshe. Sipas saj, Fatime Kryemadhi nuk mund të dënohej para se të dënoheshin Ilir Meta apo Monika Kryemadhi.

Pjesë nga biseda:

Rakipi: E prisnit këtë vendim? Si e pritët?

Kryemadhi: Në këto 4 vite hetim dhe procese gjyqësore kam mësuar disa metodologji se si funksionojnë. Në fakt, GJKKO-ja, pavarësisht reformës në drejtësi, ka probleme të mëdha. Që nga mungesa e transparencës në procesin gjyqësor, ku nuk lejohet telefoni. Nëse ti hyn në gjykatë, një gazetari e ka të vështirë të rrijë 3 orë brenda sallës, pasi po dole, nuk hyn më në sallë.

Lala: Prandaj e kemi çuar në Gjykatën Kushtetuese.

Kryemadhi: Shumë mirë keni bërë, por një Gjykatë Kushtetuese që përgjohet nga SPAK-u nuk pritet të të favorizojë ty. Mamaja ime ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por edhe pavlefshmëri të analizës financiare. SPAK-u e bën analizën nga viti 2002, kur mamaja ime kishte dalë në pension. Por mamaja ime nuk ka lindur pensioniste.

Lala: Ajo u tërhoq gjatë procesit, e ribëri kërkesën dhe ju rrëzua.

Kryemadhi: Ajo shkoi në gjykim të shkurtuar, nuk ka pse të jetë pjesë e SPAK-ut, sepse nuk ishte as ministre, as deputete. Kërkoi të ikte në Gjykatën e Tiranës. “Jo”, i tha gjykata, “sepse ti je me Pirro Xhixhon, që akuzohet për korrupsion”. Fatimja thotë se në momentin që filloi procesi me trupën e parë, ajo kërkoi që në seancën paraprake anulimin e analizës financiare, si dhe nxjerrjen jashtë të dëshmisë së Mirgen Mimos. Sapo ka dalë nga SPAK-u, ai ka thënë të vërtetën. Pra, një njeri që thotë të vërtetën në përgjim dhe tjetër gjë në nënshkrim.

Bushati: Mamaja e Monikës është aty sepse ka një akuzë që Kryemadhi dhe Meta kanë përfituar, dhe debati publik duhet bërë pikërisht për këtë: a kanë përfituar?

Lala: Fakti që nëna juaj është cilësuar fajtore për pastrim parash, akuzë që e keni edhe ju, edhe zoti Meta, a do t’ju afektojë ky vendim i gjykatës edhe juve në të ardhmen?

Rakipi: Me Fatimen do t’ju mbërthejnë edhe ju.

Kryemadhi: Çfarë do të më mbërthejë mua? Burri i botës është në krim. Derisa të jetë gjallë Fatimja, por edhe pas vdekjes, do t’ia vazhdoj unë procesin.

Rakipi: Pse, edhe kur të vdesë do të vazhdojë procesi?

Kryemadhi: Do t’ia vazhdoj unë, mo. Ti e akuzon për vepër penale. Që të akuzosh dhe të dënosh Fatimen, duhet të më dënosh mua dhe Metën njëherë. Po nëse dal unë dhe Meta të pafajshëm?

Të Ngjashme