Lajme

Pacolli diskuton me ambasadorin e BE-së për projektet mjedisore dhe financimin përmes IPA-s

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schubel, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BE-së, projektet aktuale dhe mundësitë e reja të financimit përmes programit IPA.

Përmes një postimi, Pacolli ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për mbështetjen që Bashkimi Evropian mund të ofrojë përmes programit IPA.

Ajo ka theksuar rëndësinë e kësaj mbështetjeje në realizimin e projekteve në fushën e mjedisit dhe ujërave, duke shprehur synimin për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

“Mbështetja e BE-së është shumë e rëndësishme për realizimin e projekteve në fushën e mjedisit dhe ujërave, ndaj synojmë ta zgjerojmë edhe më tej këtë bashkëpunim”, ka shkruar Pacolli.

Të Ngjashme